‘Ku ka tym, ka zjarr’, Enca nis lidhje dashurie me Beartin

Bashkëpunimi me këngën ‘Rakia’, nuk rezultoi mjaftë i suksesshëm.

Mirëpo, Enca dhe Bearti nuk po ndahet për asnjë moment.

Me disa poza të zjarrta e mjaftë provokuese dyshja lanë hapësirë për të menduar që mes tyre ka diçka më shumë se shoqëri.

Pavarësisht kësaj, ata nuk po ndalen së publikuari momente të tjera së bashku.

Së fundmi, ishte Enca ajo e cila ndau një video teksa Bearti i hedh një shikim, i cili duket shikim dashurie.

Të dy të buzëqeshur duket se po ia kalojnë mjaftë mirë së bashku.

Por a janë në një lidhje dashurie? Ende nuk është konfirmuar asgjë duke lenë në dyshime të gjithë fansat e tyre.