Kryeministri i Kosovës

Ku ishte familja e Kurtit sot?

Një pamje ku shihet se si kryeministri Albin Kurti puth duart e vajzave të presidentes së Kosovës, znj.Vjosa Osmani po bëhet gjysmë-virale në vendin tonë.

Por mes shumë komentuesish e pyetjeve të qytetarëve, është edhe ajo se pse sot kryeministri Kurti nuk u pa me familje (gruan dhe vajzën) në festën e pavarësisë së Kosovës.

“Ku është vajza dhe bashkëshortja e kryeministrit”, është një nga pyetjet e shpeshta që e pamë nëpër disa komente përballë pamjes së publikuar të kryeministrit me vajzat e znj.Presidente Osmani.

Ndërkohë fjalimi i kryeministrit Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës ka ngjallur shumë reagime. Opozita ka lëshuar sallën e Kuvendit teksa ka kritikuar Kurtin se nisi të folte për qeverisjen e tij në seancë solemne dhe akuza për qeveritë e kaluara.

Në fjalimin e sotëm, kryeministri nuk kurseu as mediet duke thënë se ‘Kosova duhet të ketë kujdes nga dezinformatat’.

Kosova sot po shënon 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Më 17 shkurt 2008, Hashim Thaçi, ish-kryeministër, lexoi deklaratën e pavarësisë në Kuvendin e Kosovës.

Në Kosovë, festa po shënohet në forma të ndryshme, mes tyre, edhe parakalimi i Ushtrisë së Kosovës, si pamja më madhështore.