“Ku e blen mallin?”, Ronela Hajati i përgjigjet ashpër ndjekësit

Ronela Hajati njihet si një ndër personazhet më karizmatike. Megjithatë, ka nga ata që e kritikojnë për mënyrën se si sillet.

E ndërsa komentet negative nuk mungojnë, nuk mungojnë gjithashtu dhe reagimet e drejpërdrejta të këngëtares. Me një situatë të tillë, ajo është përballur dhe së fundmi.

Në një postim në Instagram, Ronela ka ironizuar të gjithë ata që mendojnë se merr ndonjë substancë narkotike. “Komenti më idiot shqiptar, po të panë duke qeshur: “Paske pi içik o jeta”, “Ku e ble këtë mallin”, “Sa paske pi mi””, ka shkruar këngëtarja krahas postimit duke iu përgjigjur kritikëve.