Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka bërë të ditur se qeveria e tij ka ndarë dy milionë euro në përkrahje për popullin e Kosovës që të kthehet në normalitet.
Ambasadori Abott, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë të ditur se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur që t’i ndajë 2 milionë euro, në përkrahjetë popullit të Kosovës dhe kthimit të normalitet.
Ky projekt do të implementohet nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe do të fokusohet në sektorin e shëndetësisë dhe të arsimit, ka thënë ndër= të tjera Abott.
Njoftimi i plotë nga Ambasadori Abott:
Sot, me kënaqësi ju njoftoj se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur që t’i ndajë 2 milionë euro përkrahje shtesë për të ndihmuar popullin e Kosovës që të kthehet në normalitet.
Ky projekt do të implementohet nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe do të fokusohet në sektorin e shëndetësisë dhe të arsimit. Përkrahja nga Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë në përmirësimin e ofrimit të kujdesit shëndetësor si dhe pjesëmarrje të sigurt dhe përfshirëse në shkollim.
Përmes këtij projekti, Mbretëria e Bashkuar synon që të sigurohemi që të gjitha komunitetet kanë qasje të barabartë në shërbimet shëndetësore dhe arsimore, përkundër COVID-it, dhe se askush mos të mbetet mbrapa.







