Kthimi i bashkatdhetarëve në vendet e Evropës, kolona të gjata në Merdare VIDEO

Bashkatdhetarët, të cilët kanë kaluar pushimet në Kosovë tashmë kanë filluar të kthehen në shtetet evropiane, në të cilat jetojnë dhe veprojnë.

E, kjo ka bërë që të krijohen kolona të gjata të veturave në disa vendkalime kufitare me Serbinë.

Mërgimtarët të cilët po kthehen në shtetet ku jetojnë dhe veprojnë thonë se po presin disa orë në pikën kufitare Merdare.

Sipas të dhënave të fundit që ka publikuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar të Kosovës, kolona janë krijuar edhe në vendkalimin kufitar Dheu i bardhë, në këtë pikë kufitare kolonat arrijnë deri në 550 metra, ndërsa të gjitha rrugë janë të kalueshme.

Në vendkalimet tjera kufitare, situata është më e qetë, dalja dhe hyrja në territorin e Kosovës mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta.