Kthehet te familja vajza që u rrëmbye në Drejë të Istogut

Të enjten është raportuar rrëmbimi i një vajze në fshatin Drejë të Istogut.

Pas disa ditësh, konkretisht dje policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin B. SH.  

“Me ç ‘rast është konfiskuar automjeti me të cilin dyshohet të jetë kryer vepra. Gjatë bastisjes së automjetit janë gjetur dhe konfiskuar: një revole TT cal. 7.62, dy karikatorë, njëzetë e nëntë fishekë, një maskë dhe një brisk.

Viktima e rastit pas intervistimit është liruar dhe i është dorëzuar  familjes”, njofton policia.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor për 48 orë.