Kthehet orari i zakonshëm 8 orësh për policët e Kosovës me përjashtim të një qyteti

Pas rreth dy muajsh me orar të zgjatur 12 orësh, zyrtarët policorë sot i janë kthyer orarit 8 orësh.

Me vendim të Policisë së Kosovës, nga sot në orën 7:00 është kthyer orari i zakonshëm.

Përjashtim bën vetëm drejtoria rajonale e Policisë në Prizren. Siç konfirmoi dje zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, atje policët do të vazhdojnë të punojnë me orar 12 orësh për shkak të situatës së krijuar me pandeminë.

Orari i punës së policëve në Kosovë ishte zgjatur për shkak të menaxhimit të pandemisë COVID-19.

Ata deri tani kanë punuar plus 4 orë, me orar nga ora 08:00 deri në orën 20:00 dhe nga ora 20:00 deri në orën 08:00.