Kthehet në shtëpi i mituri që ishte zhdukur tre ditë më parë

Ditën e dielë, një 12-vjeçar nga Prishtina është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk është kthyer. Duke mos ditur për vendndodhjen e të birit, babai e ka lajmëruar të nesërmen rastin në polici, e po atë ditë i mituri është kthyer në shtëpi

Mëngjesin e së dielës, 12-vjeçari nga Prishtina ka dalë nga shtëpia e tij dhe nuk është kthyer.

I ati, e ka paraqitur rastin në polici të hënën, një ditë pas zhdukjes së djalit, e për fat të mirë 12-vjeçari është kthyer në shtëpinë e tij po atë ditë kur edhe është paraqitur rasti.