Kthehet në punë sekretari i MTI’së, Burim Rreci

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka marrë sot vendim për rikthim në punë të Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj ministrie, Burim Rreci.

Rreci është kthyer në punë pas një suspendimi në shtator të këtij viti nga ministri Krasniqi nën arsyetimin se deri te ky vendim ka ardhur për shkak të neglizhencës dhe mosbashkëpunimit nga ana e sekretarit.

Mirëpo pas një vendimi, ministri Krasniqi është detyruar ta rikthen në vendin e tij të punës së mëhershme sekretarin Rreci.

Metro ka siguruar vendimin e ministrit Krasniqi ku ndryshe thuhet se Departamenti i Financave të kësaj ministrie obligohen t’ia paguajnë sekretarit Rrecaj shumën e pagës të ndaluar prej 50%.

Kujtojmë se Rreci ishte suspenduar edhe më herët nga puna, mirëpo ai ishte rikthyer sërish në detyrën e tij.

Ndryshe ai ishte sulmuar në objektin e ministrisë nga nipi i Jakup Krasniqit, Arian Krasniqi.