Arbnora Dobra

Kthehet në familje 22 vjeçarja nga Skenderaj

Vajza nga Skenderaj që u shpall e zhdukur nga familja e saj, sot është kthyer në shtëpi. 22 vjeçarja nga komuna e Skenderaj, tre ditë pasi u shpall e zhdukur nga familja, lajmëroi se ndodhej në Maqedoni.

Policia e Kosovës kishte konfirmuar se Arbnora Dobra ka kaluar kufirin e Kosovës me procedurë të rregullt, por arsyet kishin mbetur ende të pazbuluara.

Pas kthimit të vajzës në familje, policia e Kosovës ka konfirmuar se nuk bëhet fjalë për ndonjë rrembim apo presion, transmeton ballkani.info.