Ksenija Bozhoviq: Të huaj, shqiptarë e serbë, të përfshirë në vrasjen e Ivanoviqit

Nënkryetarja e Iniciativës Qytetare “Sloboda, Demokratija, Pravda’ (SDP), Ksenija Bozhoviq, ka deklaruar se në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq janë përfshirë të gjithë, të huajt, shqiptarët dhe serbët. Ajo gjatë një interviste për KosovaPress, u shpreh skeptike se do të gjendet ndonjëherë autori i vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Sipas saj, hetimet rreth kësaj vrasje që nga fillimi kanë shkuar keq. “Pas tërë kësaj kohe dhe në bazë të komplet procedurës se si ka shkuar deri tash, si dhe mënyrës së kryerjes së likuidimit, ne dyshojmë se këtu janë të përfshirë të huajt, shqiptarët dhe serbët… Hetimi që nga dita e vrasjes, organet hetuese nuk e kanë kryer punën në mënyrë profesionale, që është shumë me rëndësi për tërë procedurën e cila po vazhdon. Kjo punë është bërë jo profesionalisht dhe në mënyrë të shëmtuar, që është pasojë e gjithë asaj që ka ndodhur deri tani.. Ashtu siç qëndron situata tani, nganjëherë mendojmë se sikur nuk dëshirohet që vrasësi i Oliverit të gjendet”, ka thënë Bozhoviq.

loading…