Kryqi i Kuq: 8 mijë të zhvendosur janë evakuuar nga spitali i Gazës

Në qytetin kryesor jugor të Gazës, Khan Younis, janë zhvendosur tetë mijë persona të cilët janë evakuuar nga spitali i rrethuar Al-Amal, ku ata kishin kërkuar strehim, sipas Kryqit të Kuq.

“Situata humanitare në Rripin e Gazës është përtej katastrofike. Situata thjesht po përkeqësohet çdo minutë”, tha Tommaso Della Longa, zëdhënës i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, gjatë një konference për shtyp në Gjenevë, Zvicër, shkruan Al Jazeera.

BONUS VIDEO: Autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë bëhen me WiFi falas, kishte edhe pakënaqësi nga qytetarët