Kryeziu: Të shkarkuarit nuk ka gjykatë që mund ti dënoj

Ismet Kryeziu, njëkohësisht drejtori Ekzekutiv në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), ka komentuar vendimin e kryetarit të PDK’së, Kadri Veselit, për largimin nga të gjitha pozitat partiake dhe institucionale të të gjithë zyrtarëve të PDK’së që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e drejtësisë.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka pyetur me ironi se a ka gjyqtarë dhe prokurorë që do të mund t’i dënojnë zyrtarët e lartë të PDK’së të cilët kanë aktakuza.

“A mos kemi gjykata që ju dënojnë a?! Kënd e kanë dënuar gjykatat tona për me ju dënuar juve?! Çka po ja u nin, ktheheni përsëri, dhe atë fitimtar ndaj korrupsionit”, ka shkruar ai.