Kryeziu mburret me krahasimin e Muratit për masat e prezantuara

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, është mburrur me krahasimin që bëri sot ministri i Financave Hekuran Murati, në mes të pakos së djeshme të Qeverisë së Kosovës dhe pakos së sotme të  Qeverisë së Gjermanisë.

Kryeziu ndau në rrejtin e tij social, njoftimin e ministrit Muratit.

Sipas Muratit, pakoja e prezantuar dje kap vlerën prej 150 milionë euro, që përkthehet në rreth 2 për qind të GDP, pa llogaritur pakon e muajit prill, apo masat paraprake. Derisa sipas tij, qeveria gjermane sot ka prezantuar një pako masash të ngjashme në vlerë prej 65 miliardë euro, që përkthehet në rreth  1.8 për qind të GDP.