Kryeziu, KDI: Loja për të kontrabanduar ndryshime te ligjit zgjedhor, tendencë e një qeverisje autoritare!

Drejtori ekzekutiv i KDI-së Ismet Kryeziu, ka reaguar pas lajmit në lidhje me ndryshimin e Ligjit për zgjedhje.

Kryeziu tha se loja për të kontrabanduar ndryshime te ligjit zgjedhor, me ketë urgjencë, në këto momente edhe pas asnjë diskutim e imput gjithëpërfshirës, është tendencë e një qeverisje autoritare.

Tutje Kryeziu thotë se kjo është një nisje jo e mirë e shumicës.

Reagimi i plotë:

Loja për të kontrabanduar ndryshime te ligjit zgjedhor, me ketë urgjencë, në këto momente edhe pas asnjë diskutim e imput gjithëpërfshirës, është tendencë e një qeverisje autoritare. Tendencë e cila shkelë parimin ‘’sundimi i shumicës duke garantuar të drejtat e pakicës’’.

Nisje jo e mirë e kësaj shumice për të përdor numrat si instrument të arrogancës dhe disiplinimit të pakicës.