Drejtori ekzekutiv Demokracia në Veprim, Ismet Kryeziu, pas dështimit të iniciativës që të shkarkohen kryetarët e komunave veriore, tha se zgjidhja e vetme është dorëheqja e tyre.
“Ata (në komunat veriore) kanë qenë para një humbje, dhe kanë zgjedhur bojkotin si instrument politik për të refuzuar. Sepse, edhe bojkoti në qoftë se e shohim është e drejtë demokratike dhe shfrytëzohet në momente të caktuara, nuk është vendi i parë që nuk arrihet as 1 për qind e daljeve në votime. Ku partitë ose komunitetet pakicë shpeshherë e përdorin si protestë politike, si të drejtë të tyre për të mos legjitimuar politikat e qeverisë apo institucioneve me të cilat ata nuk pajtohen. Unë besoj se ajo ka ndodhur atje”, u shpreh ai.
“Tani jemi në situatë më të ndërlikuar, për faktin se bazuar në udhëzimin administrativ, atje nuk mund të organizojmë qoftë iniciativë tjetër qytetare para një viti. E gati thuajse pas një viti ne hyjmë në zgjedhjet e rregullta lokale, tani për të shmangur këtë ngërç politik atje mund të jetë vetëm dorëheqja e kryetarëve aktualisht. Por shmangja nga KQZ-ja kish dhënë një mundësi që ndoshta me një periudhë më të shkurtë që ndoshta brenda muajit apo dy muajve të kemi zgjedhje. Tani jemi me një situatë tjetër, ku në aspektin ligjor ne nuk mund të organizojmë iniciativë qytetare, nuk mund të organizojmë peticion, nuk mund të kemi referendum të kësaj natyre, dhe zgjidhja atje është vetëm dorëheqja e kryetarëve”, deklaroi tutje Kryeziu në emision Rubikon.
Të dielën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar se iniciativa qytetare për shkarkimin e kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut ka dështuar.
VIDEO BONUS:







