Ish-gjyqtari

Kryeziu: Asociacioni do të kishte qenë kusht shumë i mirë për të hyrë në NATO

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Kadri Kryeziu, e ka komentuar vendimin rreth pronave të Manastirit të Deçanit.

U tha se ky vendim do t’i hapte Kosovës rrugën për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Kryeziu në Rubikon tha se Kosova ballafaqohet çdoherë me standarde ad-hoc (aty për aty), në procesin e anëtarësimeve në organizatat ndërkombëtare.

“Shtetet përreth nuk e kanë pasur standard Manastirin, nuk e kanë standard Asociacionin. Nuk është standard dinari, por për shkak të moszbatimit të disa vendimeve dhe jopërgjegjësisë shtetërore, ose mosedukatës ligjore të kryeministrave dhe kryeministrit tonë, atëherë të krijohet një standard, i cili nuk është standard”, tha ai në Klan Kosova.