Kryetarja e Preshevës merr dozën e tretë të vaksinës anti-Covid në Serbi

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, thotë se sot ka marrë edhe dozën e tretë të vaksinës anti-COVID në Serbi.

Ajo ju ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen dhe mos ta rrezikojnë jetën e tyre dhe të afërmve.

”Sot, mora dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.

Ju lutem të vaksinoheni! Pa përjashtim.

Pandemia është në mesin tonë. Edhe rastet fatale.

Vaksinimi është mbrojtja e dëshmuar. E jetës sonë dhe e jetës të të tjerëve.

Vaksinimi është obligim”.