Kryetarja e Komisionit për të Pagjeturit: Ne e kemi problem ministrat m’i pru në komision e le më kryeministrat

Anëtarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, Valdete Idrizi ka kërkuar që kryeministri i Kosovës, të jetë prezent në këtë komision.

Ndrsa, kryetarja e ktij Komisioni, Dude Balja tha se deri tani asnjë kryeministër nuk ka qenë i pranishëm në mbledhjet e këtij komisioni. Madje sipas saj, është problem që ministrat të jenë prezent.

“Asnjë kryeministër nuk ka qenë prezent në këtë komision, bile ne kemi problem ministrat m’i pru n komision e le më kryeministrat”, tha ajo.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione është duke mbajtur mbledhje ku po diskutojnë për çështjen e personave të pagjetur.