Kryetarja e Gjykatës Speciale sot do ta vizitojë Kosovën

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, sot do të vizitojë Kosovën.

Bashkë me të do të vijë edhe administratorja Fidelma Donlon.

Ato do të flasin për mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Aktiviteti do të mbahet në Hotel Sirius duke filluar nga ora 10:00.