Anulimi i vizitës

Kryetarja e Gjykatës Speciale anulon vizitën e 4 korrikut në Kosovë

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e ka anuluar vizitën e saj në Kosovë të planifikuar për ta realizuar gjatë muajit korrik.

Kështu është njoftuar zyrtarisht në faqen e Gjykatës Speciale, duke thënë se ngjarja do të mbahet vetëm “online” më 4 korrik.

Derisa kanë thënë se Trendafilova do të udhëtojë për në Kosovës edhe fizikisht pas periudhës së verës.

Trenadilova, sipas njoftimit të ditëve më parë ishte planifikuar të mbante takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan, ku do të fliste për punën e mandatit, punës dhe zhvillimeve aktuale në Dhomat e Specializuara.