Kryetarit të Ferizajt i dorëzohet zyrtarisht kërkesa për ndërtimin e parkut dhe shtatores së Joe Biden

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu tashmë edhe zyrtarisht ka pranuar kërkesë që të rregullohet parku dhe të ndërtohet shtatorja e Joe Biden, shkruan Ballkani.info.

Fshati Sojevë i komunës së Ferizajt do të bëhet me shtatore të presidentit të SHBA-së, Joe Biden, kjo pasi përfaqësuesit e këtij fshati dhe komuniteti i biznesit kanë kërkuar nga komuna e Ferizajt një pëlqim të tillë.

Përmes një kërkese drejtuar kryetarit të komunës së Ferizajt, Agim Aliu, drejtori i OJQ-së “Avonet” Kenan Gashi, kryetari i fshatit Bibaj, Faton Haxhisaliu dhe pronari i “Elektro Luli”, Arsim Hetimi, kanë kërkuar që ta rregullojnë hapësirën e gjelbër (parkun) dhe të vendosni lapitarin e Presidentit të SHBA-së, Joe Biden.

Sipas kërkesës së tyre, kjo iniciativë ka për qëllim që në parcellat dhe lokalitetin në fshatin Sojevë do të ndërtohet një park, hapësirë e gjelbër dhe poashtu do të vendosen lapidarit të presidentit të SHBA-ve Joe Biden, përcjell Ballkani.info.

Ata pos tjerash, thonë se një iniciativë e tillë do të krijojë imazh pozitiv si në nivel vendi po ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

“Iniciatorët e kësaj nisme do të raportojnë pranë institucioneve dhe publikut për çdo aktivitet dhe do të bëhet raport narrativ edhe financiar për çdo aktivitet dhe shpenzim lidhur me projektin, po ashtu do të jetë transparent për publikun. Projekti i cili do të implementohet do të jetë më standarde më të larta dhe me i hartuar nga profesionalist dhe do të diskutohet me publikun”, thuhet në kërkesën drejtuar kryetarit Aliu./Ballkani.info./

Kërkesa e plotë: