Kryetari beqar
Kamenica është qyteti me kryetarin më të ri në rajon.
Qendron Kastrati ka lindur në vitin 1988, me 24 tetor.
Ai nuk është i martuar dhe thotë se mosha e re në këtë rast është përparësi.
“Jam kryetari më i ri edhe më gjerë, në rajon. Të jesh pjesë e një gjenerate, Millenials siç po na quajnë, e cila është jashtëzakonisht kritike, kërkuese por edhe disi e hutuar është sfidë. Neve si gjeneratë na ka rënë të përballemi me disa çështje të neglizhuara për një kohë të gjatë si barazia në përgjithësi e ajo gjinore në veçanti, ngrohja globale etj. E të jesh kryetar në një shoqëri që përballet me sfida shumë elementare si mungesa e infrastrukturës, sistem edukimi katastrofal, është e vështirë të balancosh vendin ku kjo shoqëri e meriton të jetë tashmë, dhe stresin që ta shkaktojnë problemet e përditshme për të cilat fola”, ka thënë Kastrati në intervistën profil për Ballkani.info
“Përveç punës si kryetar i komunës të cilën e bëj me shumë kënaqësi, jam i përfshirë edhe në debatet brenda partisë, duke qenë se jam Nënkryetar i PSD. Më interesojnë zhvillimet politike, jo vetëm kombëtare. Më intereson shumë zhvillimi teknologjik dhe provoj të informohem sa më shumë për inovacionet në këtë fushë. Në të kaluarën kam qenë ndjekës i rregullt i ndeshjeve të basketbollit në NBA, por tani e përcjell më pak, për shkak të aktivitetit intensiv në punët në komunë” ka treguar ai.
Mëngjesin Qendron Kastrati e nis me ushqim të shëndetshëm.
“Më pëlqejnë specialitetet (por edhe gatimet e zakonshme) me mish pule.
Të ushqehet i pëlqen fort, por jo edhe të përgadisë ndonjë ushqim i pari i Kamenicës.
“Do të doja të shkoj në një kurs gatimi, që të mburresha me përgjigjen time për këtë pyetje”, ka thënë Kastrati.
Qendron Kastrati dëgjon muzikë elektronike, chill house dhe ka merak të luaj basketboll.
Ai nuk kalon më shumë se një orë më ditë në rrjete sociale.
“Libri i fundit që e kam lexuar ka titullin ‘Pse Dështojnë Kombet?, nga Daren Acemoglu & James A. Robinson. Filmi i fundit që e pashë para ca dite është Outlaë King” ka treguar ai. /Ballkani.info


