Kryetari që ka nostalgji për lojën me klikera

Ai ka fituar mandatin e dytë pa balotazh. Po udhëheqë një prej projekteve më të mëdha ekonomike të ndonjë komune. Por kryetari që po pretendon t’u sjellë pejanëve një prej qendrave më të mëdha të skijimit Borean, shpesh shihet edhe si pretendentë për më shumë pushtet në partinë e tij LDK.

Por, në intervistën profil për Ballkani.info, kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri flet për gjëra tjera.

Ai tregon se kur ka qenë fëmijë i ka shkuar për dore loja me klikera. Ai tregon se kush e ka pagëzuar, se cili është ushqimi i preferuar dhe se cfarë po lexon.

Intervista:

Ballkani.info: Kur ka lindur kryetari?

Muhaxheri: 27.09.1964

Ballkani.info: Kush ia ka vënë emrin kryetarit ?

Muhaxheri: Me emër më ka pagezuar gjyshja ime. Ajo quhej Mirqe dhe prandaj une e kam pagezuar vajzen time me emrin e saj.

Ballkani.info: Cila lojë më së shumti i ka pëlqyer ta bëjë në fëmijëri?

Muhaxheri: Kaqenë një lojë shumë e njohur në femijëri tonë të cilën në Pejë e kanë quajtur “loja me serça” është loja me klikera.

Ballkani.info: Cilin e ushqim e preferon kryetari? (Cilin di ta përgatisë më së miri)

Muhaxheri:Ushqimi im i preferuar pa dyshim Pizza!


Ballkani.info: Cila është vepra e fundit që ka lexuar?

Muhaxheri: “Sapiens, një histori e shkurtër e njerëzimit” nga Yuval Noah Harari

Ballkani.info: Cilin film dhe aktor i pëlqen më së shumti?

Muhaxheri:Road to Perdition / Steve McQueen

Ballkani.info: Si është një vikend i kryetarit?

Muhaxheri: Me punë zakonisht vikendet i shfrytezoj që të vizitoj vendpunishtet.

Ballkani.info: Çka i pëlqen më së shumti kryetarit në Pejë?

Muhaxheri: Qytetarët e Pejës për virtytet e tyre ndërsa si pjesë Gryka dhe Lumëbardhi

Ballkani.info: Çfarë kënge dëgjon më së shumti kryetari?

Muhaxheri: Rrallë kam mundësi të degjojë Muzikë dhe atë të lehtë.

Ballkani.info: Nëse nuk do të ishit duke udhëhequr me komunën, cilin profesion tjetër me dëshirë do ta kishit ushtruar?

Muhaxheri: Me kënaqësi të madhe do të isha i angazhuar në profesionin tim prej Inxhinieri të ndërtimtarisë.

Ballkani.info