Kryetari pro-rus, i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, ka hequr nga salla e institucionit që ai drejton, flamurin malazez.

Ndaj këtij veprimi të Mandiqit, publikuar edhe nga REL, kanë protestuar këtë javë edhe disa qytetarë, të cilët e kërkonin kthimin e tij.

Kjo mbi arsyen se ai ishte flamuri i parë që valëviti në ndërtesën e Kuvendit malazez në vitin 2004, pas miratimit të Ligjit për simbolet kombëtare.

Ndryshe, pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1992, Republika e Serbisë dhe ajo e Malit të Zi së bashku themeluan një federatë, të quajtur Republika Federative e Jugosllavisë, e cila në vitin 2003 u riemërua si Serbia dhe Mali i Zi.

Mirëpo në bazë të referendumit për pavarësi të mbajtur më 21 maj 2006, Mali i Zi u shpall shtet i pavarur falë votuesve shqiptarë që jetojnë në të (9%) më 3 qershor të atij viti.