Kryetari Odës Ekonomike kundërshton rezolutën për shtesa sociale

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi po kërkon ekzekutimin e rezolutës së ngritur nga ajo për shtesa mujore për fëmijët deri në moshën 16 vjeçare prej 10 eurosh

Madje, kryeministri, Ramush Haradinaj tha se kjo ide do të jetësohet, raporton Ballkani.info

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi në një postim në Facebook ka kërkuar skema zhvillimore ‘jo’ skema sociale, duke kundërshtuar idenë për rritje të politikave sociale.

Rukiqi, ka paraqitur skemat sociale pasluftës në Kosovë, sipas tij kjo është shqetësuese.

Postimi i plotë i Rukiqit

Po rritjes se skemave zhvillimore, jo rritjes se skemave sociale.

Po e citoj shefin e misionit te FMN-se ne Kosove, z. Vernalen:

“Këtë vit, parashihet që shpenzimet për skema sociale të shkojnë deri në mbi 400 milionë euro, një rritje prej më shumë se 10 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Rreth një e treta e kësaj rritje vjen sërish për shkak të skemës për veteranët e luftës meqë mbi 2000 përfitues të rinj janë shtuar këtë vit.Nëse shohim përpara, buxheti i Kosovës nuk mund të përballojë një rritje aq të shpejtë të shpenzimeve për skemat sociale. Të mos i përmendim skemat e tjera pensionale që janë duke u shqyrtuar. Po që se do të zbatoheshin edhe ato, shpenzimet do të rriteshin në shkallë të paqëndrueshme”.

Kjo eshte shqetesuese. Krejt periudhen e pasluftes, kemi krijuar skeme sociale ta paperballueshme ne dem te gjeneratave te reja, ne dem te vendeve te reja te punes, ne dem te produktivitetit, ne dem te aftesise konkurruese te ndermarrjeve tona. 400 milione jane shume. Keto 400 milione i paguajne 150 – 180 biznese te cilat operojne ne konkurrence te pabarabarte. 400 milione do te ishin te mjaftueshme me kriju mijera vende te punes te qendrueshme. Neve na duhet rritja e skemave zhvillimore dhe jo rritja e skemave sociale.