Kryetari Ismajli promovon kandidatët në mënyrë unike, krahas prezantimit me videoinçizime, ai bashkë me ta ishte në secilin vendbanim të komunës së Shtimes, ai po përcjell mesazh konkret duke i promovuar vlerat e tyre, si dhe duke e potencuar faktin se secili nga ta jeton në ato fshatra dhe lagje të qytetit, dhe do të angazhohen bashkarisht për t’i zhvilluar edhe më tutje projektet që janë në të mirën e përgjithshme.
Votuesit shtimjanë kanë mundësi që krahas biografive të tyre, ata t’i shohin edhe përmes videove prezantimet në faqen e Kryetarit Ismajli.
Kjo formë unike e prezantimit po pritet mirë, dhe është komentuar shumë pozitivisht.







