Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, një nga drejtuesit më të suksesshëm në Shqipëri, ka dalë publikisht në mbështetje të kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Ky gjest vlerësohet si një dëshmi e respektit dhe vlerësimit që Ramosaj ka fituar përtej kufijve të Kosovës.

Ndreu, i cili ka spikatur për rezultatet pozitive në drejtimin e Lezhës, nuk ka kursyer fjalët e mira për homologun e tij kosovar. Sipas tij, Bashkim Ramosaj është një kryetar që ka ditur të udhëheqë me vizion, përkushtim dhe mbi të gjitha me ndershmëri. “Deçani ka një kryetar që i jep dinjitet qytetit dhe qytetarëve të tij,” ka deklaruar Ndreu.

Ndreu i ka reaguar gazetarit Berat Buzhala, i cili doli në përkrahje të Natyra Kuçit.

Mbështetja e një figure të tillë si Pjerin Ndreu nuk është rastësi.

Reagimet e qytetarëve nuk kanë munguar, si në Deçan, ashtu edhe në rrjetet sociale, ku vlerësohet fakti që një kryetar nga Shqipëria e sheh te Ramosaj një model lidershipi lokal. Për shumë qytetarë, kjo është një dëshmi e qartë se puna dhe rezultati flasin vetë.

Në një kohë kur besimi i qytetarëve ndaj institucioneve shpesh vihet në pikëpyetje, figura e Bashkim Ramosajt shihet si garanci e stabilitetit dhe përfaqësimit të ndershëm. Përkrahja e Pjerin Ndreut vetëm sa e forcon edhe më shumë këtë imazh.