Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq thotë se “sulmi më i ri ndaj paqes në Kosovë është Hashim Thaçi”.

Sipas tij, Thaçi ka paralajmëruar “aneksimin e Mitrovicës Veriore”.

Ai thotë se kjo është në medimet e tij ku flet për “njëfar bashkimi”.

“Në emër të popullit serb i cili ka arritur që me sukses nën kërcënimet e ekstremistëve në veri të Kosovës ta ruaj lirinë për vete dhe për këtë po paguan çmim të lartë me jetërat e vëllezërve dhe motrave të veta, i them Thaçit që serbët kurrë nuk do të lejojnë bashkimin e veriut dhe jugut të Mitrovicës”, ka kërcënuar Rakiq, transmeton Ballkani.info.

“Sepse bashkimi për të cilin flet Thaçi është parapërgatitje për spastrim etnik të serbëve nga i vetmi qytet në të cilin serbët i kanë mbijetuar spastrimit etnik nga viti 1999”, ka thënë Rakiq.

Ai ka shtuar se nga mijëra sulme “që disa nga miqtë e Thaçit i kanë ndërmarrë kundër serbëve në urën kryesore të qytetit nga viti 1999 e deri më tash kanë pasur për qëllim që serbë në veri mos të ketë, ashtu siç nuk ka në pjesën jugore të Mitrovicës”.

Sipas tij, serbët gjithmonë janë të përkushtuar ndaj paqes, bashkëjetesës më të gjithë.

Ai shton se kanë arritur ta ruajnë karakterin multietnik të qytetit, ku përveç serbëve, jetojnë edhe boshnjakët, shqiptarët, romët, goranët, turqit, egjiptianët dhe të tjerët.

Presidenti Thaçi sot i ka dhënë mbështetje idesë së Agim Bahtirit, kryetarit të Mitrovicës së jugut, që përmes peticionit që është nënshkruar nga mijëra qytetarë, të bashkohen dy anët e qytetit në një komunë të vetme. /Ballkani.info/