Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, tha se ka takuar personat e lënduar nga ky shpërthim në Ratkoc të Rahovecit, por fatmirësisht, gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.
Djali i pronarit, është një prej tre të lënduarve i cili gjendet ende në spital, ndërsa shtatë të tjerë, janë liruar më herët.
“Të gjithë janë duke u trajtuar, ka djegie të shkallës së dytë dhe të tretë. Kanë marrë terapitë e nevojshme. Lokali ka marrë dëmtime por e rëndësishme është se njerëzit s’kanë marrë lëndime të rënda. Shpresoj se do të kthehen shpejtë në shtëpitë e tyre”, tha ai për ktv.
Latifi ka thënë se gjendja e djalit të pronarit të këtij lokali, fatmirësisht nuk është aq e rëndë dhe se është duke u trajtuar.







