Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka njoftuar se ka marrë vendim për fshirjen e fotografisë së Ratko Mlladiqit, e cila ishte në një nga muret e objekteve të Zveçanit.

Peci tha se këtë e ka bërë për të eliminuar çdo simbol të dhunës dhe urrejtjes nga hapësirat publike dhe për të garantuar se Zveçani mbetet një vend paqeje dhe i harmonisë për të gjithë banorët, pa dallime kombëtare apo etnike.

“Ky vendim është një mesazh i qartë dhe i fortë: glorifikimi i krimeve të luftës dhe nxitja e urrejtjes nuk ka vend në qytetin tonë. Zveçani është një qytet i pasur me diversitet dhe ne e vlerësojmë çdo individ, pa marrë parasysh kombësinë ose origjinën e tij”- ka shkruar kryetari Peci në Facebook.