Ilir Peci

Kryetari i Zveçanit dhe drejtorët komunalë bëjnë homazhe në Prekaz

Kryetari dhe drejtorët e Komunës së Zveçanit për herë të parë kanë bërë homazhe, në mënyrë të organizuar, në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në vigjilje të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Kryetari Ilir Peci theksoi faktin se kjo është hera e parë që kjo komunë e veriut të Kosovës bën në mënyrë të organizuar vizitë dhe homazhe në Prekaz.

“Ne sot jemi këtu nga Komuna e Zveçanit dhe kemi nderime së pari vijmë pranë varrezave të heronjve të familjes Jashari. Për herë të parë, Komuna e Zveçanit merr pjesë”.

“Ua urojmë të gjithë shqiptarëve kudo që janë 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë”, tha Peci./EO/

Bali Muharremaj me fëmijët në Prekaz i këndojnë Adem Jasharit