Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka nderuar sot me një mirënjohje simbolike profesor Ragip Xhafën, një nga figurat më të njohura të arsimit në këtë komunë, për kontributin e tij të çmuar në edukimin e brezave të tërë.

“Sot pata nderin të pres në takim profesor Ragip Xhafën, një figurë e shquar e arsimit në Vushtrri që për dekada me radhë ka ndikuar në formimin dhe edukimin e shumë gjeneratave, me përkushtim, profesionalizëm dhe dashuri për mësimdhënien”, ka shkruar Idrizi në një postim publik.

Gjaka, i njohur për kontributin në fushën e matematikës dhe përkushtimin ndaj nxënësve, është cilësuar si një shembull frymëzimi për mësimdhënësit e rinj dhe një emër i pashlyeshëm në kujtesën e arsimdashësve në Vushtrri.

“Respekt për punën dhe gjurmën e pashlyeshme që profesor Ragipi ka lënë në jetën e mijëra nxënësve!”, përfundon reagimin e tij kryetari Idrizi.

Mirënjohja e ndarë nga Komuna e Vushtrrisë vjen si një gjest simbolik për vlerësimin e punës së palodhur të një mësuesi që ka shërbyer me devotshmëri dhe integritet në shërbim të arsimit dhe shoqërisë.