Ferit Idrizi

Kryetari i Vushtrrisë flet për familjen e policit të vrarë

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, është deklaruar për media lidhur me vrasjen e policit Afrim Bunjaku në veri të vendit.

Polici me gradën rreshter Bunjaku është me prejardhje nga Vushtrria.

“Familja e ka mërzinë, po e ka edhe forcën sepse janë të vetëdijshëm që sovraniteti i vendit mbrohet në çdo mënyrë, në këtë rast mbrohet me gjak”, tha kryetari Idrizi për media.

Kryetari Idrizi tha se në veri situata është e tensionuar.

“Situatë e paqëndrueshme e tensionuar. Por çka do që të jetë do ti dalim zot vendit”, tha ai ndër të tjera.