Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka thënë se gjendja epidemiologjike në përgjithësi nuk është e mirë.

Sipas tij, pasojat janë të rënda dhe virusi është gjithandej, ndonëse po duket që rastet pozitive janë në rënie.

Në mbledhjen e sotme të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, u bë thirrje që të vazhdohet me zbatimin dhe respektimin e rekomandimeve dhe masave mbrojtëse, në mënyrë që virusi të mposhtet sa më shpejt.

“Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, me keqardhje e ka ndarë lajmin për vdekjen e mjekut të njohur Dr. Feti Hetemi. KKMSH iu ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Hetemi, kolegëve e bashkëpunëtorëve si dhe miqve të doktorit, duke e vlerësuar lart kontributin e tij profesional, humanitar dhe atdhetar”, thuhet në njoftim.