Kryetari i Tiranës e poston ndeshjen e Shqipërisë në komentim serbisht

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, ka postuar golin e shënuar nga Shqipëria kundër Polonisë në gjuhën serbe.

Veliaj postoi golin e Cikalleshit, ndërkohë që u vu re komentimi në gjuhën serbe. Veliaj tani ka fshirë postimin pasi ndjekësit i komentuan në postimin e tij.

Ndryshe, ndeshjet e kombëtares shqiptare transmetohen direkt edhe në RadioTelevizionin publik shqiptar.

Shqipëria humbi ndeshjen e vlefshme për kualifikime në Botërorin 2022 kundër Polonisë si mysafir.

Sokol Cikalleshi shënoi golin e vetëm në minutën e 24-të për Shqipërinë.