Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj sot ka vizituar Spitalin Regjional të Prizrenit.
Në një postim në rrjetin e tij social, Facebook – kryetari, Muharremaj ka shkruar se është i angazhuar për t’ju ndihmuar qytetarëve të Suharekës për shërbime më të mira shëndetësore.
“Angazhimi im nuk do të mungoj që qytetari i Suharekës, ta ketë shërbimin më të mirë kudo”, shkroi ndër tjerash kryetari i Suharekës.
Postimi i plotë
Sot kam realizuar një vizitë në Spitalin Regjional të Prizrenit, ku me drejtorin Afrim Q. Avdaj jemi dakorduar, që të kemi bashkpunime në të ardhmen, të cilët si staf i falenderoj për mikëpritjen.
Njëkohësisht kam vizituar edhe pacientët që janë nga Komuna e Suharekës dhe vendeve të tjera, për tu njohur mbi kushtet dhe shërbimet që iu ofrohen atyre.
Ne kemi nevojë për shërbime shëndetësore shtesë, e për këtë pres përkrahje dhe angazhim shtesë.
Angazhimi im nuk do të mungoj që qytetari i Suharekës, ta ketë shërbimin më të mirë kudo.
Projekte të mira do të vijnë dhe për këtë zotohem që do tu prijë proceseve, që qytetarët ta kenë shërbimin e avansuar shëndetësor për aq sa kam kompetenca dhe sa më lejon ligji.
Me respekt
Bali Muharremaj











