Kryetari i Skenderajt dhe zv/drejtori i ASHNA-s, Shpetim Selmanaj, dhurojnë 140 pako për nxënësit në Açarevë

Agjencioni i Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ka dhuruar 140 pako dhurata për nxënësit e Shkollës “Ismet Rrahmani” në Açarevë, në prag të festave të fundivitit.

Në ndarjen e dhuratave ka marrë pjesë edhe zëvendësdrejtori i Agjencionit të Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Shpetim Selmanaj.

“Falënderoj drejtorin Bahri Nuredini dhe tërë stafin tjetër punues, të cilët kanë ndarë mjete nga paga e tyre personale, për dhuratat e dedikuara për fëmijët e Açarevës”, ka shkruar në Facebook Bekim Jashari, kryetar i Skenderajt. /Ballkani.info/