Më 06.04.2022, kryetari i Sindikatës së PK-së, Imer Zeqiri dhe nënkryetari Avdi Hoti, patën një takim pune në zyrën e kryetarit të Komunës së Suharekës me Bali Muharremaj.

Gjatë takimit, kryetari i Sindikatës së PK-së, z. Zeqiri dhe nënkryetari, z. Hoti, e njoftuan Kryetarin rreth planprogramit të ri të punës që kryesia e re e Sindikatës së PK-së është duke punuar në përmbushjen e obligimeve për mirëqenien e punonjësve në Policinë e Kosovës në veçanti për Sigurimet Shëndetësore, Jetësor dhe Shoqëror.

Gjithashtu në takim, u diskutua mbi sfidat e punonjësve të Policisë së Kosovës të cilët ballafaqohen çdo ditë e veçanërisht për punonjësit e Policisë së Kosovës në Komunën e Suharekës. Ndërsa Kryetari i Komunës së Suharekës, z. Muharremaj premtoj mbështetje të fuqishme për Policinë e Kosovës, në veçanti theksoj se është i gatshëm të ndihmoj zyrtaret policor të Komunës së Suharekës për mirëqenien e punonjësve të cilët kanë nevoja më urgjente.

Në fund, z. Zeqiri dhe z. Hoti falënderuan kryetarin z. Muharremaj për pritje dhe gatishmërinë për bashkëpunim që shprehu për Sindikatën dhe punonjësit e PK-së.