Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, po përcjellë për së afërmi ngjarjen që ndodhi para disa ore në një local në Ratkoc të Rahovecit, ku si pasojë e shpërthimit të një bombole të gazit mbeten të lënduar 11 persona.

Me këtë rast i pari i Rahovecit theksoi se:

“I shqetësuar u informova rreth shpërthimit të bombolës së gazit në Ratkoc! Isha në vendin e ngjarjes ku pashë nga afër pasojat – fatmirësisht të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”.