Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka kujtuar sot të rënët e fshatit Senoc. Ai së bashku me bashkëpunorë të familjar kanë nderuar në 26 vjetorin e rënies së dëshmorit Sadri Krasniqi dhe martirëve tjerët.

“Çdo hap në tokën e lirë na kujton se liria ka emra. Sot, në Senoc, bashkë me familjarë, miq e bashkëpunëtorë, kujtuam me nderim 26-vjetorin e rënies së dëshmorit Sadri Fazli Krasniqi dhe martirëve: Jakup A. Krasniqi, Muharrem Morina, Shaban Z. Krasniqi, Sali S. Krasniqi, Fadil B. Krasniqi dhe Merdete V. Morina”, ka shkruar Latifi

Postimi i plotë:

Çdo hap në tokën e lirë na kujton se liria ka emra. Sot, në Senoc, bashkë me familjarë, miq e bashkëpunëtorë, kujtuam me nderim 26-vjetorin e rënies së dëshmorit Sadri Fazli Krasniqi dhe martirëve: Jakup A. Krasniqi, Muharrem Morina, Shaban Z. Krasniqi, Sali S. Krasniqi, Fadil B. Krasniqi dhe Merdete V. Morina.

Liria fitohet me gjak, kurse, të gjithë ata që dhanë jetën dhe u flijuan për liri, janë nderi dhe krenaria e popullit tonë.

Nderime dhe lavdi për jetë e mot!