Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka uruar mirëseardhje në AAK, Luan Morinës nga Malisheva.
Aderimit të Morinës në AAK, i është gëzuar Latifi i cili së bashku me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremajn, e kanë takuar duke i uruar kështu mirëseardhje, përcjell Ballkani.info.
“Është ndjenjë e mirë kur shokët e hershëm të studimeve e të veprimtarisë ilegale në kaudër të LKÇK-së, shokët e luftës së UÇK-së, edhe tash bashkojnë përpjekjet dhe enërgjitë për të mirën e Kosovës. Kështu u ndjemë sot me Luan Morinën (Maksin), nga Astrazubi i Malishevës, master i Administratës Publike”, ka shkruar Latifi.
Kujtojmë se Morina është një ndër shumë aderimet që kanë ndodhur kohëve të fundit në AAK. /Ballkani.info
Postimi i plotë i Latifit:







