Kryetair PSD-së

Kryetari i PSD’së godet VV’në: Po bëjnë sikur qeveritë që i kishin kundërshtuar

Kryetari i ri i PSD’së, Dardan Molliqaj, tashmë rolin e opozitarit do t’i duhet të bëjë përmes rrjeteve sociale e paraqitjeve në media, duke qenë se nuk ka arritur të sigurojë ulëse në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Në një reagim në prag të fillimit të seancës konstitutive të Kuvendit, Molliqaj ka kritikuar ish-partinë e tij se tashmë po veprojnë njëjtë sikurse qeveritë që i kanë kundërshtuar duke bllokuar krijimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Reagimi i plotë :

Shpërfaqja e parë e popullistëve ndodhë kur fillojnë t’i bëjnë vet të gjitha veprimet e qeverive që dikur i kishin kundërshtuar.
– Me të drejtë e kundërshtonin bllokimin e shtetit nga PDK-ja dikur, por ja ku po e bllokojnë sot vet për po të njëjtat arsye të PDK-së dikur;
– Me të drejtë e akuzonin pushtetin e kaluar që po e lë Kosovën pa buxhet, për interesa partiake e personale, por sot vet po e bëjnë këtë për po të njëjtat arsye;
– Me të drejtë i akuzonin partitë që marrëveshjet qeverisëse po i bazojnë në pazare për kulaçin e pushtetit e jo në program e parime, sot po e shihni se si i kanë shndërruar Ministrin ë e Punëve të Brendshme dhe Presidencën në monedha pazari për po të njëjtin kulaç të pushtetit.
Është shpërfaqja e parë, por jo e fundit, e popullizmit të VV dhe LDK-së. Pazare për pushtetarët, jo mirëqenie për qytetarët. Ky mund të jetë slogani i ri i tyre.