Kryetari i Preshevës tregon kërkesat që ka ndaj Kurtit

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se ka pasur një takim me fituesin e zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë, Albin Kurtin, si dhe ka treguar se çfarë ka biseduar me të.

“Kemi hyrë në detaje për reciprocitetin. Për politikën që praktikon ajo dhe çka nënkupton. Kjo është kërkesë e jona minimale”

“Kërkesa jonë maksimale është bashkimi me Kosovën dhe respektimi i referendumit të vitit 1992 që tregon vullnetin e Luginës për bashkim me Kosovën. Reciprocitetin e mbështesim plotësisht” , thotë Arifi.