Kryetari i Odës ekonomike Amerikane Arian Zeka në një prononcim për “Gazeta Blic” ka folur mbi sanksionet amerikane mbi Kosovën nëse nuk hiqet taksa dhe efektin që do të kenë ato në ekonomi.
Zeka ka thënë se nëse nuk merren në konsideratë rekomandimet e SHBA mund të përballemi me ndonjë pasojë.
“Nëse nuk i marrim në konsideratë rekomandimet edhe këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mundemi me u ballafaqu me ndonjë pasojë. Me emra nuk mundem me përmend asnjë fushë ku mundem me u vrejt qato pasoja por shpresoj që Qeveria jonë do të jetë shumë më e vëmendshme në këtë aspekt dhe do të veprojë me përgjegjësi. Të gjithë pajtohen për heqjen e taksës edhe na si Odë Amerikane kemi shprehë rezervë edhe për reciprocitetin. Reciprociteti në vetvete sjell barriera edhe në lëvizjen mallrave dhe më tej zgjerohet edhe tek lëvizja e lirë e njerëzve. Kosova ka përceptim të keq në mesin e investitorëve dhe ajo që rrit këtë perceptim negativ edhe tek investitorët amerikanë edhe tek investororët e tjerë të huaj është dhe jo-stabiliteti politike që Kosova e prodhon përbrenda edhe në raport me fqinjët e saj” ka thënë Zeka.
Ndryshe përveç ambasadorit Grenell që ka bërë thirrje të vazhdueshme për hqejen e taksës pasi do të ketë sanksione nga Amerika, një tjetër paralajmërim ka ardhur edhe sot.
Senatori amerikan David Perdue ka deklaruar se nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paq atëherë do të shqyrtojmë prezencën tonë atje.







