Shpend Ahmeti është në mesin e disa kryetarëve të komunave që po akuzohen për mashtrim e pafytyrësi nga qytetarët në prag të zgjedhjeve nacionale.

Ai u kritikua shumë, kur, si Kryetar i Prishtinës, mori përgjegjësinë për udhëheqjen e delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë.

Ndonëse Gjykata Kushtetuese ia ndërpreu ushtrimin e kësaj detyre, tani Shpend Ahmeti pritet t’i hyjë garës për një tjetër pozitë.

Ahmeti do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të AAK-së dhe PSD-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Kreu i kryeqytetit pritet të jetë i dyti në këtë listë, pas Ramush Haradinajt, kandidatit për kryeministër nga ky koalicion.

Ngjashëm, Ahmeti veproi edhe sa ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e vitit 2017, së cilës ia siguroi 76 mijë vota shtesë, mirëpo nuk pranoi ta mbajë pozitën e deputetit.

Derisa, Xhafer Gashi, i Obiliqit, është një tjetër kryetar komune që i është bashkuar garës për t’u bërë pjesë e Parlamentit.

“Falenderoi strukturat e AAK-së Obiliq, për përkrahjen që sonte më ofruan me rastin e nominimit tim për deputet në zgjedhjet e 6 Tetor 2019”, ka shkruar ai.

loading…