Kryetari i New Yorkut viziton xhaminë e shqiptarëve, e bën simbolin e shqiponjës

Kryetari i Nju Jorkut, Eric Adams ka vizituar gjatë ditës së sotme xhaminë e shqiptarëve që jetojnë atje.

Këtë e ka bërë të ditur, Tahir Kukaj përmes një postimi në facebook.

“Ne ishim të nderuar të mirëpresim kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut, të nderuarin Eric Adams, në Qendrën tonë Kulturore Islame Shqiptare sonte”, ka shkruar ai në facebook.

Në fotografitë e publikuara Adams shihet duke pozuar me simbolin e shqiponjës në duart e tij.

Video:

@insajderiinsajderi Kryetari i New Yorkut viziton xhaminë e shqiptarëve, e bën simbolin e shqiponjës #kosova #shqiperia #tiktokkosova #shtetetebashkuarateamerikes #mergimtaret #mergim #fyp #insajderi #viral #shqipe #shqipetaretneperbot🇦🇱🌍 ♬ Ramadan – Lux-Inspira