Kryetari i Malishevës jep detaje për personin e infektuar me COVID-19

Një person ka rezultuar i prekur me koronavirus në Malishevë gjatë ditës së djeshme. Kryetari i kësaj komunë, Ragib Begaj ka thënë se personi në fjalë ka ardhur nga Mali i Zi, ku ka qenë punëtorë.

Sipas Begajt, personi që ka ardhur nga Mali i Zi kishte qëndruar tetë ditë në karantinë dhe kishte rezultuar negativ, por kur kishte ardhur në shtëpi nuk ishte ndjerë mirë dhe pasi është testuar ka rezultuar i infektuar me koronavirus.

“Është një rasat që ka ardhur prej Malit të Zi. Ka qenë tetë ditë në karantinë ka dal negativ, kur ka ardhur në shtëpi ka dal pozitiv” ka thënë Begaj

I pari i Malishevës ka thënë se Instituti i Shëndetësisë Publike do të marrë mostra për raste të dyshuara kontakti.

“Ka pas raste kontakti në familje të vetë. Kanë me marrë mostra sigurisht, vret prej institutit. Ai ka ardhur ka q-enë punëtor. Nuk është ndje mirë dhe e kanë dërguar në ambulancë”.

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë 12 persona kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.