Kryetari i Malishevës i përgjigjet raportit të KDI-së për Komunën e Malishevës

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), prezantoi katalogun e çështjeve për komunën e Malishevës.

Problemi i ujit të pijës është evidente në shumë fshatra dhe lagje të komunës së Malishevës. Fshatrat dhe lagjet që kanë problem në sasi dhe cilësi të ujit të pijes, apo nuk kanë ujë të pijes janë:
Bellanicë, Llapqevë, Panorc, Turijakë, Burim, Astrazub, Dragobil, Carallukë, Guncat, Lladroc, ndërsa në fshatin Tërpezë ekziston lidhja mirëpo fshati ka problem me kompaninë e ujësjellësit nga marrja në menaxhim e këtyre të fundit”, thuhet në njoftimin për media.

Ballkani.info ka kontaktuar me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj i cili e trajtoi raportin e KDI-së dhe synimet e tij.

“Nuk mund të shpjegoj qartë pa e shikuar në mënyrë të detajuar raportin. Më ujërat e zeza kemi probleme, jo vetëm ne por edhe komunat tjera. Ky problem nuk mund të zgjidhet për një kohë të shkurtër. Ne kemi shtruar shumë kilometra kanalizim, por problemi vazhdon”, tha Begaj.

Komuna e Malishevës qeveriset nga Nisma Socialdemokrate. /Ballkani.info/

loading…



Chat conversation end
Type a message…