Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka treguar një rast të pazakontë kur KFOR-i amerikan kishte ndaluar hyrjen për zyrtarët e qeverisë së Albin Kurtit në objektin e Komunës së Leposaviqit.
Në një intervistë me Jeta Xharrën, Hetemi ka treguar se ndalesa fillimisht ishte bërë për Radojica Radomiroviqin, pastaj për Arbër Vokrrin.
“KFOR-i amerikan ia ndaloi atij që të hynte edhe Arbër Vokrrit dhe Ministrit Krasniqi. Dikur ma ndaluan komplet qeverinë”, ka treguar Hetemi.
“Kur erdhën amerikanët ma treguan me letra dhe fotografi. Ju thash a jeni bre në veti, a jeni normal ju, si funksionon kryetari pa një qeveri komplet që e keni shti në listë të zezë”.
“Pos kryeministri dhe shefja e shtetit Vjosa Osmani nuk kanë qenë. I kam me fotografi. Krejt të tjerët e kanë pasur të ndaluar me hy te kryetari Hetemi”.







